Shkolla Shtetërore e Muzikës “Todor Skalovski – Tetoec”
Shkolla Shtetërore e Muzikës gjendet në qytetin e Tetovës. Është themeluar në vitin 1950 dhe mban emrin e njërit prej kompozitorëve më të shquar maqedonas, njëkohësisht dirigjent koral dhe simfonik, Todor Skallovski. Fill pas themelimit të saj në vitin 1950, shkolla mbante emrin Shkolla e Ulët e Muzikës. Drejtori i parë i shkollës ka qenë Spiro Grebenaroski. Në atë kohë mësimi për piano dhe solfezh udhëhiqej nga Urbano Androli, per violinë nga Gani Jahja, Ananie Popovski dhe nga vetë drejtori Spiro Grebenaroski. Mësimi fillon më 01.05.1950.
Gjatë vitit shkollor 1957/58 fillon të punojë edhe paralelja përgaditore e cila numëron 40 nxënës te udhëhequr nga mësuesja e solfezhit dhe pianos, Tatjana Emiljanova.
Për arsye të disa mosmarrëveshjeve, në vitin 1962 shkolla pushon së punuari për një kohë të caktuar. Jofunksionimi i shkollës shihej si shprazëtirë që ndihej në tërë qytetin. Pas 5 vitesh me inicijativë të disa qytetarëve, formohet komision për riorganizim dhe rifillim të mësimit. Pengesat rreth organizimit të mësimdhënies vazhduan. Shkolla fillon me punë në objektin e Shtëpisë së Pionierëve në katin e sipërm ku dhe mbetet deri në pensionimin e drejtorit të atëhershëm Andro Apostolloski, në vitin 1980.
Fotografi që lidhen me një hapje fillestare shkollore në vitin 1950.